“O plehrë çfarë ke bërë”, sherr i dhunshëm mes dy personave në Ksamil. Njëri i gjakosur në … (Video)

Një konflikt fizik mes dy personave ka ndodhur në Ksamil, ku dy persona janë zënë me grushta dhe njëri shihet i lënduar.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga News24, njëri nga personat shikohet duke ikur, ndërsa personi tjetër i gjakosur. “O plehrë çfarë ke bërë” – dëgjohet zëri i një gruaje. Autori i dyshuar Agim Taraj që ka goditur është me precedentë penal.

Ngjarja ka ndodhur buzë detit dhe në prani të pushuesve.

Dyshohet konflikt për motive të dobëta. Sipas policisë, për momentin është shoqëruar një person palë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.