Rita Ora tregon betejën e saj me pasigurinë për trupin: Dikur mendoja se isha e shëmtuar

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka folur hapur për një periudhë të vështirë në jetën e saj, kur kishte probleme me vetëvlerësimin dhe pasiguri për pamjen fizike.

Gjatë një interviste në podkastin “Happy Place,” artistja shqiptaro-britanike tregoi se në fund të të njëzetave ndjeu se nuk ishte duke përmbushur pritshmëritë e shoqërisë për “trupin perfekt.”
“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Më pas mendova: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët, prandaj jam e shëmtuar. Sot më duket e tronditshme që e besoja këtë,” tha Rita Ora.

Në bashkëpunim me markën Dove dhe projektin “Self Esteem,” ajo theksoi rëndësinë e pranimit dhe përballjes me versionin e mëparshëm të vetes.

“Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon.’ Të gjithë meritojmë të ndiejmë këtë,” përfundoi këngëtarja.