Shkrumbohet nga flakët lokali, detajet nga ngjarja! Dëme të konsiderueshme nga zjarri

Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra”.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksionale të lokalit.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.