Sh*rri në Pogradec/ Dalin PAMJET nga p*rplasja fizike mes 4 personave në fshatin Tushemisht

Pamje nga sherri i regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit janë publikuar. Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie ndërsa në sherr u përfshinë 4 persona. Siç shihet nga pamjet ka patur përplasje fizike mes persona të përfshirë.

Situata ka agravuar pasi Jetmir Muçollari pronar i ‘Hotel Driloni’, ka dhunuar kryetarin e fshatit, i cili i ka kërkuar lirimi e hapësirës së zënë prej tij në urat e drurit në parkun e Drilonit.

Personat e përfshirë në këtë konflikt janë 53-vjeçari Ilirjan Tasellari, 35-vjeçari Prokop Pilinçi, 26-vjeçari Johan Muçllari dhe 52-vjeçari Jetmir Muçllari.

Policia bën me dije se ata janë proceduar penalisht. Edhe pse kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta fatmirësisht ata nuk kanë marrë plagë të rënda.