Sherr me thika, plagoset 33-vjeçari! Dërgohet me urgjencë në spital (PAMJE)

Një sherr me armë të ftohta ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Siç bën me dije policia, në rrugën Prek Cali rreth orës 18:30 , V.D., ka goditur me thikë për motive të dobëta, Pjetër Guralecin, 33 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, vijojnë hetimet për sqarimin e ngjarjes dhe kontrollet e policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.