“Duhet të zgjatet mandati i SPAK”/ Spartak Ngjela: Ka pasur korrupsion gjigand në Shqipëri

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit, përfshirë ish-Kryeministrin Sali Berisha, dosja e të cilit ka kaluar së fundmi për gjykim, ish-Presidentin Ilir Meta, ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, etj.

Teksa SPAK po i afrohet përfundimit të mandatit 9-vjeçar, avokati Spartak Ngjela, në një intervistë, ka vlerësuar punën e SPAK, por ka theksuar se duhet të thellohet akoma në çështjet e korrupsionit.

Spartak Ngjela: SPAK-u ka qenë një arritje e re në historinë e drejtësië shqiptare. Kryesorja është që ka ndihmë ndërkombëtare në kuptimin e gjithanshëm, edhe profesional. Deri tani, për mendimin tim ka ecur mirë. Mund të kishte ecur pak më shpejt, por për faktin që atje janë ekspertë të huaj, ata nuk të lënë të livadhizësh pa prova të sakta. Çështja qëndron që ne i kemi provat deri tani ose faktet e veprimtarisë së SPAK janë dy Kryeministra, dy ish-Kryeministra të arrestuar, një President, disa ministra, kryetarë bashkish. Çështja antikorrupsion mendoj se është në një rrugë të mirë. Do të vazhdojë akoma të thellohet, se korrupsioni këtu ka qenë shumë i madh dhe shumë i rëndë, por të shikojmë se si do eci më tutje SPAK-ut.