“E vërteta vonon, por nuk harron”- U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi: Vërtetova që çdo thënie e imja ka qenë e drejt! Beteja vazhdon

Albana Vokshi foli sot për mediat pasi GJKKO e shpalli atë të pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit lidhur me koncesionet e shëndetësisë.
E vërteta vonon por nuk harron, tha me krenari demokratja, teksa theksoi se beteja e denoncimeve do të vazhdojë deri sa çdo person që ka vjedhur para nga shëndetësia të shkojë para drejtësisë.

Albana Vokshi: Depozitova sqarova edhe një herë duke vënë në dispozicion të gjykatës të gjithë dokumentacionin zyrtar. Vërtetova që çdo thënie e imja qendron dhe ka qenë e vërtetë. Vilma Nushi në një moment të caktuar nervozohet çuditërisht pasi unë përmenda faktin se ajo ka qenë sponsore e Edi Ramës.

Nuk di se çka për tu nervozuar për të pranuar që ka qenë sponsore. Gjyqtarja për shkak të reagimit të saj të papërshtatshme e përjashtoi për disa minuta nga salla.

Beteja vazhdon deri sa çdo kush që ka abuzuar me paratë e shëndetësisë të shkojë para drejtësisë. Kjo fitore për mua është…e vërteta vonon por nuk harron.

Gjykata e Posaçme shpalli sot të pafajshme deputeten e PD-së, Albana Vokshi për akuzat e ngritura ndaj saj për shpifje lidhur me biznesmenen Vilma Nushi për çështjen e konsensioneve në shëndetësi dhe aferën e chek up.

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

Sipas deputetes së PD-së, biznesmenja ka përfituar përmes akteve korruptive, si divident rreth 1.5 milionë euro.

Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”