Një 25-vjeçare belge është arrestuar në Rinas pasi u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine me vete.
Policia bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge. Sekuestrohet lënda narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe.
Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.