Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij,`shkak ngjarja e 11 korrikut

Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë sedje , më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.

Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.