Pas çiftit Veliaj-Xoxa, SPAK merr të pandehur dhe 7 biznesmenët (Emrat)

SPAK ka marrë sot të pandehur, pas çiftit Veliaj-Xoxa, edhe 7 biznesmenë të lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Elman Abule, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Sokol Kryeziu u njohën me akuzat e SPAK të cilat janë të njëjta si të Veliajt dhe Xoxes.

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për skemë komplekse korrupsioni e pastrimi parash, ku përmes kompanive të kontrolluara në mënyrë direkte apo të tërhortë nga Ajola Xoxa kanë përfituar ryshfet rreth 1 milionë euro nga biznesmenë të cilët ndërkohë merrnin leje ndërtimit.

Në mesin e të pandehurve është deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka e cila akuzohet për veprën penale të pengimit të zbardhjes së të vërtetës. SPAK thotë se Bushka ka kërcënuar Ina Goxhajn që të mos dëshmonte në SPAK kundër Veliajt dhe Xoxës.

Nën akuzë janë vënë familjarët dhe vartës të Ajola Xoxës. Në telashe me drejtësinë është edhe Fatjon Baçi, polic i burgjeve, me telefonin e të cilit Erion Veliaj zhvoilloi disa biseda gjatë transportit nga paraburgimi i Durrësit drejt Apelit.

Dëshmia e Baçit ka nxjerrë në dritë një detaj interesat ku Veliaj përpiqej të dilte nga burgu dhe të kandidatonte si deputet për t’i shpëtuar drejtësisë. Në total në kuadër të kësaj dosje me rreth 60 mijë faqe me të dhënat, janë 30 persona, shoqëri dhe organizata jo fitimprurëse.

SPAK e akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij për një skemë skeme komplekse korrupsioni e pastrimi parash, ku përmes kompanive të kontrolluara në mënyrë direkte apo të tërhortë nga Ajola Xoxa kanë përfituar ryshfet rreth 1 milionë euro nga biznesmenë të cilët ndërkohë merrnin leje ndërtimit.

Erion Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar procesin ndaj tij si “Kafkian” por përpjekjet e tij për të rifituar lirinë kanë rezultuar të pasuksesshme.