“Pse më denoncove?!”- Pronari i lokalit “Stockholm”, Ferhat Kaja dh*non br*talisht biznesmenin konkurrent! Laert Kasaj përfundon në spital! Si nisi sherri!

Pronari i “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurrent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës (22 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”.

Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo” është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja si edhe një person tjetër i afërm i tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.