SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohet sot dhe se avokatët dhe Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.
Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti.
Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Ditën e djeshme u mor i pandehur dhe iu komunikuan akuzat dhe biznesmenit Abule.