Tërmet me magnitudë 5.1 Rihter shkund vendin fqinj

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së mërkurës, në zonën detare midis ishullit të Kretës dhe Antikithirës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, lëkundjet u regjistruan në orën 16:26 (me orën lokale), rreth 21 kilometra në juglindje të Antikithirës, me një thellësi fokale prej 58.6 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Kretës, përfshirë qytetet Hania dhe Heraklio.