Tragjike/ Zjarri del jashtë kontrolli, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Njëmbëdhjetë punëtorë pyjorë vdiqën sot ndërsa luftonin me një zjarr të madh pyjor pranë Eskisehirit, në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.

“Ndjejmë trishtim të madh për humbjen e 11 punëtorëve heroikë pyjorë që vdiqën duke luftuar me flakët”, shkroi Nebi Hatipoglu, një anëtar i parlamentit për rajonin, në një postim në Platformën X. Trupat e viktimave do të çohen në lagjen Kirka të qytetit të Eskisehirit.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumakli i tha CNN Turk: “I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të të gjithë vëllezërve tanë që humbën jetën. U uroj shërim të shpejtë të plagosurve… Tani për tani, po luftojmë 7 zjarre, 2 në Sakarya, 2 në Karabük, 1 në Manisa, 1 në Eskişehir dhe 1 në Bilecik.

Ai vazhdoi: “Nga nesër, na presin temperatura jashtëzakonisht të larta dhe kushte të paqëndrueshme të motit. U bëj thirrje 86 milionë qytetarëve tanë të jenë të kujdesshëm dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë. Që nga 1 qershori, ne e kemi raportuar këtë në të gjitha platformat. Temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët e kanë shndërruar situatën në një zjarr pyjor. Ne humbëm 11 nga vëllezërit tanë, si 11 fidanë. Zoti i mëshiroftë.”