Kryebashkiakut Veliaj iu komunikuan zytarisht veprat penale pas arrestimit të tij që prej muajit shkurt. Sipas analistit Arben Meçe, kjo i hap rrugë pretendimeve të Veliajt të cilat mund t’i parashtrojë në sallën e gjyqit. Më tej, Meçe komentoi mbrojtjen e Berishës duke thënë se Berisha shfrytëzon rastin.
“Njoftimi i veprës penale për Veliajn ishte i pritshëm. Ajo që ëshë e re është se u finalizua dhe hapet rruga që pretendimet e tij mos t’i bëj përmes celularëve por përmes sallës së gjyqit. Janë 3 individë që kalojnë në gjykim. Veliajt i jepet e drejta që
Qëndrimi i Berishës, të gjithë armiqtë e vetë, nëse ka ndonjë person që mund të thotë diktatura e Ramës.
Çdo gjë që lidhet me problemin themelor të Berishës që shtë nenin farsa dhe çdo gjë që ka të bëj me SPAK kushdo që është objekt, do shfrytëzohen nga Berisha.”
Dilema e këtyre muajve, mes një kryebashkiaku që është defacto por zyra i është zënë nga të tjerë, qëndron mbi shkarkimin ose jo të tij.
Meçe tha se Veliajn nuk e shkarkojnë dot, vetëm nëse shkelet ligji, ose në të kundërt Veliaj ikën nga posti nëse dorëhiqet.
“Veliajn nuk e shkarkon dot njeri, v etëm mund të dorëhiqet. Me shkelje ligji bëhet, e bën vetëm Rama jo Këshilli Bashkiak. Propozimin e bën këshilli dhe e miraton Rama. Nëse ngre problemin e 3 muajve, kjo është paraqitur dhe në parlament. Nëse do të godasësh kundërshtarin politik, i prodhon skema dhe e neutralizon nga politika. Vetëm kur je në kushtet e përfundimit të gjykimit, vetëm atje quhesh i dënuar. Deri në këtë moment je një figurë që po goditesh politikisht.”