Aksident i rëndë/ Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detaje)

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Peqin.

Mësohet se nga përplasja, dy automjetet e përfshira në aksident janë dëmtuar rëndë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ende nuk ka informacione për persona të lënduar.