Gjykata e Apelit në Perugia, ka ndryshuar masë e sigurisë për një trafikant droge shqiptar, duke caktuar masën “arrest me burg”, nga “arrest shtëpie’, duke argumentuar se ishte një masë e lehtë për të.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Antik Ferko, i cili ishte arrestuar me rreth 25 kilogramë kokainë, 55 mijë euro në para të gatshme dhe një armë zjarri të vjedhur.
Ferko ishte ndaluar nga Guardia di Finanza në një Renault Scenic, ku në një ndarje të fshehtë të makinës u gjetën tetë pako kokainë.
Kontrollet e mëtejshme në dy banesat e tij, në qytetet Spello dhe Foligno, zbuluan edhe dhjetë pako të tjera të lëndës narkotike. Gjatë operacionit u sekuestrua gjithashtu një shumë e konsiderueshme parash dhe një armë e llojit Beretta, kalibër 6.35 mm.
Fillimisht, Gjykata e Spoleto-s kishte vendosur masën e arrestit shtëpiak, duke marrë parasysh se Ferko kishte bërë “deklarata të karakterit rrëfyes” dhe nuk kishte precedentë penalë.
Por kjo vendim u kontestua nga Prokuroria e Spoleto-s, e cila e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit në Perugia.
Pas rishikimit të fakteve, Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorisë: Antik Ferko duhet të vuajë masën e sigurisë në burg.