Janë publikuar pamjet pas shpërthimit me lëndë plasëse në garazhin e 39-vjeçarit Elvis Kosova, i njohur si “Visi i Garave”.
Pamjet filmike nuk kapin momentin e vendosjes së lëndës plasëse, por dokumentojnë situatën menjëherë pas shpërthimit. Në to duken mjetet e dëmtuara dhe sirenat e policisë në vendngjarje.
Nga shpërthimi pati të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi jane shkaterruar disa automjete.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.
“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Elvis Kosova me precedent
39-vjeçari eshte arrestuar me pare, në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.
Lidhur me këtë rast, së bashku me të u vu në pranga edhe shtetasin turk, Yucehan Er.
Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, 39-vjeçari turk Yucehan Er, banues në Gjermani, kishte marrë një automjet me qira, të cilin e solli në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kishin vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se Yucehan Er ia kishte dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për qëllime përfitimi.
Pasi ka zbuluar skemën, gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, blutë gjetën të parkuar automjetin tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Në kërkim, në atë kohë, u shpall edhe një 20-vjeçar, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.