Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabër në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.