Alarm nga zjarri në Borsh, flakët jashtë kontrollit u afrohen shtëpive! Terreni i vështirë

Zjarri në malin e Borshit vijon ende te jete aktiv prej mbremjes se djeshme, në intensitet të lartë, teksa situata është alarmante.

Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës se djeshme kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Zjarri po i afrohet Puqerasit dhe Borshit, teksa në rrezik janë banesat.

Helikopteret e ushtrise kane mberritur vetem sot, sipas pamjeve te publikuara nga Lajmifundit.al.

Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.

Era që fryn ne zone ka bërë që zjarri t’i afrohet zonave të banuara.