Del foto e të akuzuarit si zjarrvënës në Malin e Shashicës ku u rrezikua Kanina

Në orët e para të mbrëmjes, në malin “Shashicë” të fshatit Kaninë, konkretisht në vendin e quajtur “Gryka e Zguros”, ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm. Si pasojë e këtij zjarri, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve, ndërsa zjarri ka vazhduar të përparojë drejt fshatrave Kaninë dhe Sherishtë.

Pas hetimeve paraprake, autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar personin e dyshuar për këtë ngjarje. Bëhet fjalë për shtetasin E.F, banues në fshatin Kaninë, i cili është arrestuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë zonë, shtetasi E.F. ka një stani bagëtish, dhe dyshohet se motivi i zjarrvënies mund të ketë qenë hapja e kullotave të reja. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin