Loredana i përgjigjet Jozit: “Mes nesh nuk ka pasur dashuri, ka qenë çështje shikueshmërie”

Në emisionin “Goca dhe gra”, Loredana Brati i dha një përgjigje të prerë Joz Markut lidhur me marrëdhënien e tyre.

Ajo u shpreh se ishte e sigurt për ndjenjat e saj, por nga ana tjetër la të kuptohej se nuk kishte dashuri të vërtetë mes tyre, dhe gjithçka kishte qenë thjesht një lojë për shikueshmëri.

“Nëse ke qenë nën vëzhgimin e kamerave për katër muaj dhe kur jeni bashkë nuk jetoni atë marrëdhënie, do të thotë që nuk ka pasur dashuri. Ka qenë thjesht çështje shikueshmërie. Unë kam deklaruar që jam ndarë dhe jam shumë e sigurt për ndjenjat e mia. Për palën tjetër nuk dua të flas,” tha Loredana, duke mbyllur kështu çdo diskutim për këtë çështje.

Ndërkohë, kjo deklaratë ka ndezur debat në publik dhe rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin Loredanën për sinqeritetin e saj dhe atyre që dyshojnë në motiven reale të ndarjes. Pak ditë më parë, Joz Marku kishte bërë disa deklarata që ngjallën polemika, dhe përgjigjja e Loredanës duket të jetë një përpjekje për të sqaruar situatën dhe për të mbyllur kapitullin.