Kamarieri që mori porosinë e nënkomisarit Ardian Isufi dhe personit tjetër Leart Bimo ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Vlorë.
Ai u shpreh se nuk e kishte ngatërruar porosinë, siç ata pretendonin.
Nënkomisari u pezullua nga detyra pas ngjarjes së paprecedentë të ndodhur në Vlorë.
Kamarieri tjetër: Arsyeja pse ndodhi ky konflikt ishte sepse unë shkova të merrja porosinë edhe më thanë do më sjellësh një ujë të vogël, një ujë të madh edhe një kafe. Ngaqë kishim shumë ngarkesë nga restoranti erdhi djali tjetër, edhe i tha ky nuk të thash për ujin e vogël, por vetëm për ujin e madh, nuk kam faj unë që është ai rrotë k***, edhe më shau mua pastaj. Djali i tha ta heq unë ujin e vogël, s’është nevoja të na ofendosh, ata shkuan e qëlluan me shpulla, donin të më qëllonin edhe mua./ Top channel