U ndalua gabimisht gjatë operacionit antidrogë të SPAK, lirohet 1 nga të arrestuarit

GJKKO ka liruar menjëherë një prej te arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Orologio”. Shtetasi Ilir Lloshi ishte ndaluar gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi.

“Nuk kam lidhje me këto pune, unë s’kam dalë asnjëherë jashtë shtetit”, mësohet të jetë shprehur para gjykatës qytetari.

Ballafaqimi për njohje në seancë me bashkëpunëtorin e drejtesisë Erion Alibej dhe fotot konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë GJKKO konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për:

Artur Hoxhosmani

Klevis Hoxhosmani

Ermir Ndrejaj

Erjon Alibej

Plarent Dervishaj

Vëllezerit Hoxhosmani mësohet të jenë shprehur ne seancën me dyer te mbyllura se nuk kanë qenë përdorues te SKY ECC duke mohuar akuzat, ashtu dhe Ndrejaj i cili kërkoi dhe mase me te bute sigurie deri ne sqarimin e pozitës së tij për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Plaurent Dervishaj mësohet të jetë larguar nga salla për të mos pritur vendimin pasi u paralajmërua nga gjykata të mos fliste pa leje.

Grupi është zbuluar jo vetëm nga të dhënat e siguruara nga Sky ECC por dhe deklarimet e bashkepunëtorit të drejtësisë Erion Alibej.