52-vjeçarja u vra në banesën e saj, flet kushëriri i viktimës: Ajo jetonte e vetme prej kohësh, nuk…

Sotiraq Teço, kushëriri i viktimës, ka dhënë detajet për tç cilat ai është në dijeni, rreth vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec.

“Nuk di gjë, nuk ndërhyj dot në gjëra që nuk më lejohet. Kozeta jetonte e vetme kohët e fundit. Unë kam 20 vite që kam ikur, tre ditë kam që u ktheva nga Anglia. Isha në Niçë, zbrita nga atje, u lajmëruam dhe po vijnë e familjarë të tjerë. Nuk e dija që bëhej fjalë për Kozetën, e dija sikur bëhej fjalë për motrën e madhe se ajo njëherë e ndarë. Për këtë nuk di gjë. Sa i përket kësaj ngjarje, e di shteti. Unë jam me shtetin, të japë drejtësi.”

Top Channel