Dyshohet se ngacmoi s*ksualisht vajzën e bashkëjetueses! Arrestohet njerku, detajet nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Lezhë, aty ku 55-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e bashkëjetueses.

14-vjeçarja është ngacmuar nga njerku i saj, teksa ka qenë vetë nëna e së miturës që ka kontatuar abuzimin.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.

Nëna dyshohet se e ka kapur teksa kanë qenë duke kryer veprime të turpshme në një banesë tjetër.

Pas kësaj, partneri i saj ka dalë nga dritarja për të ikur tek shtëpia e tij.

Nëna së bashku me vajzën kanë bërë menjëherë denoncimin në polici për ngacmimin seksual, teksa 14-vjeçarja që prej ditës së djeshme po i qëndron të njëjtit version.

55-vjeçari me inciale B. B., është arrestuar që prej ditës së djeshme.