Dyshohet se u vra në mënyrë makabre nga i dashuri, kjo është 52-vjeçarja që humbi jetën në Pogradec (Foto)

Personi në foto është 52-vjeçarja Kozeta Teço e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në apartamentin e saj në Pogradec të përfshirë nga flakët teksa dyshimet janë për një vrasje të kryer nga i dashuri i saj. Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.

Raportohet se ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune duke rritu akoma më shumë dyshimet. Pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie. Ndërkohë, një person i dyshuar si autor i vrasjes është arrestuar nga policia.

Gjatë arrestimit, Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte dhe lidhje intime me viktimën e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes. Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e një të dyshuari, i cili u pa pranë pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende.