I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, nuk dihet identiteti i tij

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet identiteti i personit, përveç gjinisë.

Ai i përket gjinisë mashkullore. Policia po vijon punën për identifikimin e kufomës si dhe për sqarimin e ngjarjes se si ka humbur jetën. Për momentin nuk ka asnjë pistë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.