Pasi u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme, Egli Ndez turmën në Kosovë: Serbi, Serbi…

Këngëtarja e njohur, Egli Tako, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut dhe mediave pas një paraqitjeje të fundit në një koncert të organizuar në Drenicë.

Performanca e saj u bë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për këngët e interpretuara, por për një moment të pazakontë që ndodhi në hyrje të saj në skenë.

E mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi performancën duke nisur një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit, konkretisht: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q**sha motrën!”.

Ky moment është përsëritur disa herë dhe është regjistruar në video, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në platforma si “TikTok” dhe “Instagram”, duke ngjallur komente të shumta.

Ky koncert vjen pak kohë pasi Egli u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.