Sali Berisha zhvilloi sot më 28 korrik një konferencë për shtyp me gazetarët. Ai u ndal te propozimi për Kodin e ri Penal të cilin e quajti “narko-kod”.
Sipas Berishës, në të “goditen pa mëshirë qytetarët” dhe “trajtohen me butësinë maksimale zyrtarët”.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se stabiliteti i ligjit është kusht madhor për sigurinë juridike
“Ligji preket rrallë dhe kur preket, preket me një dorë që dridhet. Pse kjo? Sepse stabiliteti i ligjit është kushti madhor i sigurisë juridike”, tha Berisha.
Lajmi në përditësim…