U gjet e pajetë në banesën e përfshirë nga zjarri, 52-vjeçarja dyshohet se është vrarë! Shenja dhune në trupin e viktimës, ja pista e hetimit

Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen e 52-vjeçares në Pogradec.

52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët e zjarrit.

Mësohet se zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie.