Ardian Isufi, ish-polici që dhunoi kamerierin 18-vjeçar në një lokal, ndodhet ende në spitalin e Vlorës.
Sipas informacioneve brenda spitalit, Isufi ndodhet në reanimacion në gjendje të qëndrueshme, me fraktura në kokë. Isufi dhunoi një kamerier 18-vjeçar në Vlorë për shkak se sipas tij, i ngatërroi porosinë. Pas kësaj, pronari i biznesit ka ndërhyrë dhe dyshohet se e ka dhunuar.
Pas ngjarjes, efektivi u pezullua nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim për shkelje penale të rënda.