Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)

Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë.

Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur një fëmijë 10- vjeç që lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.