Aksion në Librazhd, SPAK sekuestron fabrikën e cigareve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në qytetin e Librazhdit. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi se objekti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet E.A.

LEXO  Shembja e bujtinave në Valbonë/ Banorët në lot: 30 vite votë për Ramën, e sot na pushkaton

Sekuestrimi është bërë në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon aktivitetin e fabrikës dhe burimin e fondeve që qëndrojnë pas këtij investimi.

LEXO  Nga 2026-ta s’ka me çek për bebet! Qeveria me skemë të re: Pagesë nga 5-10 mijë lekë çdo muaj deri në moshën…

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi natyrën e shkeljeve të dyshuara apo mbi masat e mëtejshme që pritet të merren në kuadër të këtij hetimi. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të dalin me një njoftim më të detajuar.

LEXO  Deputeti i zgjedhur i Ramës, me dy dosje në SPAK/ Drejt burgut apo drejt Parlamentit?!

Lajme Te nGjashme