“E goditi 50 herë me thikë…”/ Policia zbardh ngjarjen makabre në Pogradec: Pas vrasjes, Selmani ndezi zjarrin

Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 31-vjeçari Ilirjan Selmani vrau dhe dogji bashkëjetuesen e tij 52-vjeçare, Kozeta Toçe.

Sipas policisë, i riu e ka dhunuar dhe e ka goditur 50 herë me thikën e bukës 52-vjeçaren. Pas kësaj ai ka tentuar të fshijë gjurmët e gjakut në shtëpi dhe i ka vendosur zjarrin banesës. Gruaja u gjet në orët e para të mëngjesit të djeshëm e pajetë në shtëpinë e saj, që po digjej nga flakët. Fillimisht u raportua se ajo ishte asfiksuar, por policia vërejti shenjat e dhunës dhe plagët, duke kuptuar se ishte vrasje.

Pasi u panë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të ndodhura në lagje, u pa se 31-vjeçari ishte personi i fundit që kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe po ashtu, kishte hedhur në koshin e mbeturinave peshqirë dhe peceta me gjak.

Autori kishte një lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh dhe dyshohet se kjo mund të ketë qenë shkak për krimin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec. Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha”/ Rrëfimi i vrasësit të 52-vjeçares në Pogradec: Jam besimtar…
Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se u vra nga i dashuri, lëhoshet urdhër-arresti për Ilirjan Sulejmanin
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.