Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht të Bulqizës.
Mësohet se Rasim Lika, 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i Policisë Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.