Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Autor i kësaj ngjarjeje është një 67-vjeçar. Të dy jetonin në të njëjtën lagje. Por në lulishten pranë sheshit “Pranvera” mes tyre ka pasur një konflikt për motive të dobëta dhe debati verbal ka vijuar me fjalë fyese.
Në këtë moment, autori ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 70-vjeçarin. Ai është vënë në pranga dhe kur u arrestua me vete kishte edhe një thikë.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njoftoi policia