Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku një 13-vjeçare u abuzua seksualisht nga 3 persona, mes tyre një 30-vjeçar.
Autorë të krimit të rëndë janë dy adoleshentë 15-vjeçarë, si dhe 30-vjeçari që tani është shpallur në kërkim. Mësohet se fillimisht, nëna e vajzës kishte bërë denoncim në polici, pasi vajza e saj ishte larguar mbrëmjen e të hënës dhe nuk ishte kthyer.
Në orët e para të së martës, vajza është gjetur nga policia në rrugë, në gjendje të rënduar shoku. Pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ajo ishte abuzuar seksualisht.
Vajza dha dëshminë e saj duke treguar emrat e autorëve, dhe policia ndërhyri duke proceduar të miturit dhe duke shpallur në kërkim 30-vjeçarin. Ende nuk dihen rrethanat e plota se si e mitura ra në kontakt me abuzuesit apo nëse u rrëmbye.