Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 11 Majit janë, sipas tij, “farsa më e shëmtuar në historinë e vendit me arkitekt, autor kryesor Edi Ramën”.
Sipas Berishës, në laptop-in e zv.kryeministres Belinda Balluku “përmbante të gjitha dokumentet se si patronazhistët e saj, nëpunës administrate, miklonin me oferta për punë me qindra mijëra qytetarë, banues në rrethin e Fierit”.
Kryedemokrati shprehet se tentakulat mafioze, sipas tij, të patronazhistëve kanë shtrirë veprimtarinë në diasporë.
Ai deklaroi se drejtorë dhe punonjës të të gjitha rangjeve kanë pasur detyra të caktuara për të garantuar vota në diasporë dhe votimin për PS-në.
“Në administratën e bashkisë Fier, njësitë administrative, në kadastër, zyrat e punës, drejtoritë e shërbimeve, ndërmarrjet publike në varësi të ministrive, OSHE, ujësjellës-kanalizim, mësues, sekretarë, staf ndihmës, njësitë e kujdesit shëndetësor, tatime, dogana, zyrat e sigurimeve shoqërore janë qendrat e punës të patronazhistëve famëzinj”, theksoi Berisha.
Sali Berisha: Rikthehemi tani se këto janë zhvillime të cilat nuk mund të kalojnë pa u denoncuar. Por kodi është një kërcënim serioz për çdo qytetar. Për çdo biznes, për çdo pronë. Është kod i narkosve.
Tani, edhe njëherë farsa elektorale 11 maj 2025 ishte farsa më e shëmtuar në historinë e vendit me arkitekt, autor kryesor Edi Ramën, me avokat kryesor Altin Troplinin.
Laptopi ka zbuluar, dje ju patë se si laptopi i Lubi Ballukut sipas të dhënave, përmbante të gjitha dokumentet se si patronazhistët e saj, nëpunës administrate, miklonin me oferta për punë me qindra mijëra qytetarë, banues në rrethin e Fierit.
Tani, tentakulat mafioza të patronazhistëve të partisë së krimit nuk kënaqen vetëm me veprimtarinë brenda, por janë shtrirë po kaq në diasporë.
Drejtorë, punonjës të të gjitha rangjeve, me detyra të caktuara për të garantuar vota në diasporë dhe votimin për PS-në.
Janë disa punonjës të administratës si Nazmi Kojku, Rajmnonda Mehmeti, Ervis Nilo, Ina Duka, Dritan Kllajdi dhe qindra e qindra patronazhistë të tjerë.
Në administratën e bashkisë Fier, njësitë administrative, në kadastër, zyrat e punës, drejtoritë e shërbimeve, ndërmarrjet publike në varësi të ministrive, OSHE, ujësjellës-kanalizim, mësues, sekretarë, staf ndihmës, njësitë e kujdesit shëndetësor, tatime, dogana, zyrat e sigurimeve shoqërore janë qendrat e punës të patronazhistëve famëzinj.
Ndërmarrje private nën ndikim shtetëror ose me lidhje politike. Votuesit jashtë vendit janë regjistruar me kode: si mbështetës i PS, i paqartë, mbështetës i opozitës, i paditur ose i panjohur.
Pra, kanë bërë gjithçka që të kontrollojnë vullnetin e qytetarëve.
Këta votues janë telefonuar ose kontaktuar direkt nga patronazhistët për t’i mikluar ose kërcënuar se do humbasin vendet e punës njerëzit e tyre.
Pra, kjo ka qenë një nga misionet e zeza të patronazhistëve në rrethin e Fierit dhe që nuk dallojnë, të njëjta në gjithë Shqipërinë.
Por ne morëm Fierin meqenëse i tregonte laptopi të gjitha të dhënat.