Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Danja Koka, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Krajën, ku ka folur për jetën e saj private.
Pjesë nga intervista:
Në rrjete sociale ke një profil fals që të mos dallohesh?
Do të tregohem shumë e sinqertë për këtë. E kam hapur vetëm tre muaj në jetën time, dikur para tre vitesh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o gocë për çfarë të duhet’. E lashë pastaj, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë… u them shoqeve të mia.
Ke bërë ndonjëherë ndonjë postim me mesazh indirekt, kunja për dikë që nuk të pëlqen?
Jo nuk kam bërë, kam preferuar t’ja them gjërat në sy. Së fundmi kisha një situatë të tillë me një nga banoret e shtëpisë dhe preferova t’ja thosha në sy.
Në dashuri, ke bërë ndonjëherë sikur nuk je xheloze por realisht ke kontrolluar “Instagram”-in e atij natën?
Unë them nuk jam xheloze. Por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është. Por përgjithësisht jam natyrë e tërhequr.