“Ka një fraksion tjetër hetimor për Erion Veliajn”, Dumani: Po hetohen disa fakte penale

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara publikisht nga Erion Veliaj dhe se për kryetarin e bashkisë së Tiranës ka një fraksion tjetër hetimor dhe po hetohen disa fakte penale.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.

Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.