Aksident pak para mesnate në jug, ka të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar mbrëmjen e sotme në jug të vendit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik në aksin Gjirokastër–Kakavije.

Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Glinës, një segment i frekuentuar dhe me rrezikshmëri të lartë për këmbësorët, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor “Gjirokastër–Kakavije”, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Glinës”, ka ndodhur aksidenti i rëndë, raporton noa.al.

Një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Turabi Bixhaku, 29 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin Skënder Ahmetaj rreth 60 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al