Ekzekutimi i rojës në Vlorë, shpallet në kërkim vrasësi rumun, dyshohet se… Kush është bashkëpunëtori në krim që u arrestua në mjetin luksoz! Misteri i atentatit mafioz

Në fundprillin e këtij viti, në një atentat mafioz, vritet në Vlorë roja i një objekti.

Një emër krejtësisht i panjohur dhe madje i paskeduar asnjëherë më parë nga policia lokale, ndërkohë që viktima sapo kishte dalë nga shtëpia në orët e para të ditës së 27 prillit.

Grupi hetimor fillimisht e konsideroi ngjarjen të lehtë pasi nisi hetimet për ndonjë konflikt banal, por sa më shumë hetohej në lidhje me të, aq më shumë ndërlikohej krimi. Një kamera amatore kishte fiksuar atentatorin, i cili dukej që jo vetëm ishte tërësisht i maskuar po madje edhe me formë trupore të stërmadhe. Por ishin serish kamerat e sigurisë nëpër qytetin e Vlorës që arritën të fiksojnë një automjet të dyshimtë.

Ndjekja e tij çoi në zbulimin e personit që e kishte atë mjet, i cili dëshmoi se makinën ia kishte dhënë një të njohurit të vet dhe se nuk ishte në dijeni se ku kishte përfunduar. Po ndërsa policia dhe prokuroria gjurmonin ato pak prova, policia siguroi dëshmitë e para në lidhje me përditshmërinë e viktimës.

Bashkëjetuesja e tij tregoi se viktimës kishte kohë që i kërkohej shtëpia ta jepte te një firmë ndërtimi po ai refuzonte. Hetimet çuan dyshimet se porosia duhet të kishte ardhur nga Dubai, por ende nuk bëhet lidhja faktike e atij ekzekutimi me personat që strehohen atje.