Pas sherrit, qëlloi me armë drejt banesës së komshiut/ Pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeç është vënë në prangat e policisë së Krujës. Pas një sherri për motive të dobëta, 18-vjeçari ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së komshiut të tij.

Policia njofton se 18-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që është sekuestruar arma e zjarrit.

“Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe. Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak”, njofton policia.