Rama publikon pamjet: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, por edhe platformat nën to, do të zhbëhen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni për pastrimin e hapësirave publike.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të hiqen vetëm ngrehinat e hekurit, por edhe platformat nën to.

Rama theksoi se kjo do të ndodhë derisa të vendoset kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare.

“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare🖐️”, tha Rama.