“I janë lutur Zotit për…”/ Astrologia bën parashikimin e ‘bombë’ për Shigjetarin dhe Bricjapin: Do të përballen me…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari.

Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të zodiakut…

Shigjetari

Shoh që kanë kaluar shumë situata të vështira në jetën e tyre, shumë peripeci, shumë pengesa, e për momentin janë në një periudhë të vështirë por që do dalin nga kjo situatë. Do marrin vendime, janë shumë luftarak, do kenë përfitime të vogla, duhet të kenë kujdes me personat dyfytyrësh. I janë lutur Zotit për diçka, dëshira e tyre do u plotësohet. Të bëhen gati se do kenë lekë të papritur, një partneritet me energji pozitive dhe rrugët do i kenë të hapura. Do kenë shumë mundësi për të ecur përpara.

Bricjapi

Për muajin gusht do të kenë përfitime të vogla në financë. Do jenë në lidhje të dështuara, ëndrra dhe iluzione të kota. Do jenë pak konfuzë, por jo për t’u shqetësuar. Dikush do të largohet, një largim pune, një prishje planesh ose dikush i ka prishur planet. Pavarësisht se kanë patur një mal me probleme dhe me pengesa, gjërat do të stabilizohen. Do përballen me shtetin, mund të kenë një seancë gjyqësore. Nëse kanë të bëjnë me çështje ligjore do të dalin të fituar. Të bëhen gati se do të marrin lajme, mund të jetë një princ i kaltër, një mjek, një polic. Viza, pasaporta, dokumente do të marrin përgjigje ‘po’. Në përgjithësi do jenë mirë.