4 Gushti 2025 është shënuar si dita me trafikun më të lartë në historinë e Tirana International Airport. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të aeroportit ku thuhet se në këtë ditë u shënuan 298 fluturime dhe 50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminalin tonë.
Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës shpreh mirënjohjen për punën e skuadrës dhe të pasagjerëve që zgjedhin këtë aeroport teksa thekson se misioni i përhershëm mbetet ai i lidhjes së Shqipërisë me botën.
“Me 298 fluturime dhe 50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminalin tonë, shënuam një tjetër moment historik. Misioni ynë i përhershëm mbetet i njëjti: të lidhim Shqipërinë me botën.
Një mirënjohje e veçantë për skuadrën tonë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë.
Dhe për pasagjerët tanë: faleminderit që zgjidhni TIA-n”, shkruhet në faqen e aeroportit.