Anna Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës në 6 mujorin e saj të lindjes: Më fal që mami të…

Anna Lika ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushes së saj, Marvel, në 6 mujorin e lindjes.

Anna Lika

Aktorja ka publikuar dy imazhe të vogëlushes në rrjetin social Instagram. Në njërën nga fotot, Marvel pozoi krah nënës së saj, ndërsa në imazhin e dytë në krahët e të atit, regjisorit Bjordi Mezini.

bjordi mezini anna likaq

Anna Lika shprehet se 6 muaj kanë kaluar shumë shpejt, teksa i kërkon falje të bijës për publikimin e imazhit të saj në Instagram, teksa me humor shkruan: “E di që e ke qef privatësinë”.bjordi mezini anna lika

Postimi i plotë:

Mrekullia ime Marvel ✨

Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kan kaluar keto muaj 🙈. Nuk ngopem me buzqeshjen tende (dhe tulet e tua😋)

Faleminderit që me dhe ermin “mami” 🙏🏻

Të dua pafund poci im i vogël 🫶🏼

Ps : më fal qe te nxorri mami me ftyre në insta se e di që e ke qef privatsin 😝

#MarvelMrekullia ✨

Sëmundja e fshehur

Aktorja e njohur shqiptare Anna Lika pak javë më parë ndau një rrëfim të rrallë dhe prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Pas humbjes së nënës, Ana Lika ka treguar se është përballur me një krizë të rëndë shëndetësore dhe emocionale, e cila ka përkuar me kohën ku dhe ajo mësoi se do bëhej nënë.

“Pas vdekjes së mamit, më diagnostikuan me një problem neurologjik, një formë epilepsie”, tregoi Ana, në emisionin “Mam”, duke shtuar se për herë të parë një krizë epilepsie e kishte përjetuar pikërisht gjatë kontrollit të parë për vajzën e saj.

anna-lika-bjordi-mezini-2

Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte frikë të pranonte publikisht sëmundjen, pasi nuk donte qe vajza e saj të kishte një mama të paaftë.

ana lika

“Duke bërë ekon, më kap një krizë. Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë. Jo sepse më vinte keq për veten time, por sepse nuk doja që vajza ime të kishte një mama të paaftë”, ka thënë ajo.

Për shkak të trajtimit me medikamente, aktorja tregon se mori vendimin që vajzës së saj Marvel të mos i jepte gji.

ana-lika-lindja-e-vajzes

Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Bjordin, ku i ka treguar për herë të parë për sëmundjen dhe madje e ka pyetur nëse donte të ishin më bashkë.

ana-lika-1

E kam pyetur nëse donte të rrinte me mua. Doja të dija nëse i peshoja. Nuk doja të isha barrë për askënd”, tha ajo, ndërsa e përshkroi Bjordin si “shtyllën” e saj, ndërsa për veten u shpreh: “Mbase unë jam ndihma e Bjordit tamam tamam”.