E RËNDË/ Përmbyset në rrugë kamioni, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës, ku raportohet se një kamion është përmbysur.

Mësohet se fatmirësisht drejtuesi i mjeti ka arriutr të shpëtojë pa lëndime, duke dalë nga mjeti.

Ndërkohë, për pasojë është bllokuar aksi rrugor Poçem-Akerni duke krijuar radhë trafiku.

Momentalisht nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e kamionit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.