Rikthehen temperaturat e larta, ja si parashikohet të jetë moti ditën e sotme

TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në tyë gjithë territorin, kryesisht mot i nxehtë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 42 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.